Maqedoni
Seancë e Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive
17.09.2026 09:26
Raporti vjetor i Agjencisë për Mbrojtjen e së Drejtës për Qasje të Lirë në Informacionet me Karakter Publik për vitin 2025...

Raporti vjetor i Agjencisë për Mbrojtjen e së Drejtës për Qasje të Lirë në Informacionet me Karakter Publik për vitin 2025, sot do të shqyrtohet nga anëtarët e Komisionit parlamentar për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive.
Sipas raportit të publikuar në faqen e internetit të Kuvendit, gjatë vitit 2025 në Agjenci janë dorëzuar gjithsej 626 ankesa, të paraqitura për shkak të mosveprimit të organeve të shkallës së parë – posedues të informacioneve, ose kundër përgjigjeve të tyre të dhëna përmes akteve administrative dhe akteve faktike.
Në raport konstatohet se ekziston nevoja që Agjencia ta përforcojë angazhimin e saj aktiv, veçanërisht në mesin e nëpunësve administrativë dhe strukturave drejtuese, me qëllim që të ndikojë ndjeshëm në ndryshimin e mentalitetit burokratik dhe të zvogëlojë, e në perspektivë ta eliminojë plotësisht, heshtjen e administratës.
