Maqedoni
Kamera trupore për doganierët, sistemi promovohet sot në pikën kufitare Tabanoc
17.09.2026 09:50
Sistemi i kamerave trupore për nëpunësit doganorë sot do të promovohet zyrtarisht në pikën kufitare Tabanoc....

Sistemi i kamerave trupore për nëpunësit doganorë sot do të promovohet zyrtarisht në pikën kufitare Tabanoc.
Kamerat janë siguruar si donacion përmes Programit Ndërkombëtar për Trajnim dhe Ndihmë në Hetimet Penale (ICITAP), në kuadër të Divizionit Penal të Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së.
Në promovim do të flasin drejtori i Drejtorisë së Doganave, Boban Nikollovski, ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, dhe ushtruesja e detyrës së ambasadores së SHBA-së në vend, Nicole Varnes.
Vendosja e sistemit të kamerave trupore është pjesë e aktiviteteve për forcimin e transparencës, integritetit dhe standardeve profesionale në punën e nëpunësve doganorë.
