Maqedoni

QMK: 16 zjarre në hapësirë të hapur, dy nën kontroll dhe 14 të shuar

17.09.2026 10:10

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar gjithsej 16 zjarre në hapësirë të hapur...

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar gjithsej 16 zjarre në hapësirë të hapur, prej të cilëve asnjë nuk është aktiv. Dy zjarre janë nën kontroll, ndërsa 14 janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).
 
Nën kontroll janë zjarret pranë fshatrave Belicë dhe Jasen, si dhe pranë fshatrave Rapesh dhe Makovë në Komunën e Novacit.