Maqedoni
Vazhdon gjykimi ndaj nëntë policëve në rastin “Puls”
17.09.2026 10:30
Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup vazhdon procesi gjyqësor ndaj nëntë nëpunësve policorë të përfshirë në rastin “Puls”....

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup vazhdon procesi gjyqësor ndaj nëntë nëpunësve policorë të përfshirë në rastin “Puls”. Policët, të cilët janë nga Koçani, Shtipi, Probishtipi dhe Radovishi, akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare, por të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për veprën që u ngarkohet.
Sipas aktakuzës, ata kanë qenë të obliguar të kryejnë kontrolle lidhur me prishjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe kushtet e sigurisë në komunikacion në lidhje me diskotekën gjatë viteve 2022 dhe 2023, në kuadër të procedurës për marrjen e licencës së punës nga Ministria e Ekonomisë.
Megjithatë, sipas aktakuzës, të pandehurit nuk i kanë kryer kontrollet, ndërsa pronarit të diskotekës, Dejan Jovanov, i kanë mundësuar të përfitojë rreth dhjetë mijë euro.
