Maqedoni

Mickoski nga ShBA-ja: Mundësi të reja për investime

17.09.2026 11:30

Mickoski i cili kryeson delegacionin qeveritar në një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara...

Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili kryeson delegacionin qeveritar në një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara, është takuar me kongresmenen Claudia Tenney dhe kongresmenin Keith Self në Uashington.
 
Mickoski thotë se në takimin me Tenney, i cili është bashkëkryetar i Grupit të Miqësisë Maqedonase në Kongresin Amerikan, është diskutuar për marrëdhëniet tradicionalisht të forta dhe miqësore midis Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar dhe shkëmbimin e përvojave midis dy vendeve. Ai u takua edhe me kongresmenin Keith Self, kryetar i Nënkomitetit për Evropën. Mickoski, si pjesë e vizitës së tij në ShBA, do të marrë pjesë edhe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të këtij viti në Nju Jork. Para se të nisej për në Nju Jork, Mickoski njoftoi se në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të këtij viti, do të takohet me një numër të madh burrështetasish dhe se tashmë ka konfirmuar takimet.