Maqedoni

Një shkupjan e humbi jetën gjatë vendosjes së kabllove për video mbikëqyrje në Gjevgjeli

19.06.2015 13:42

Miodrag N. (52) nga Shkupi dje në orën 16:30 e humbi jetën gjatë kryerjes së punëve elektrike, lëshimin e kabllove elektrike për video mbikëqyrje në Gjevgjeli...

Siç informon MPB, Miodrag N. ka rënë nga vinçi në lartësi prej rreth tetë metrave, ndërsa vdekjen e konstatoi mjeku nga ndihma e shpejtë mjekësore.
 
Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes nga ana e prokuorit publik dhe ekipi nga Stacioni policor - Gjevgjeli. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të vdekurit është dorëzuar për obduksion.