Rajon

Tiranë, dënimi i ish-krerëve të UÇK-së bashkon politikën

17.09.2026 15:30

Dënimi i katër liderëve të UÇK-së e bashkoi politikën shqiptare në një qëndrim...

Dënimi i katër liderëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, e bashkoi politikën shqiptare në një qëndrim. Paraprakisht ata ranë dakord që të miratojnë deklaratë të përbashkët që e vë theksin te lufta e drejtë e UÇK-së dhe pafajësia e udhëheqësve të saj.
 
Më herët, opozita akuzoi se shteti shqiptar nuk ka bërë sa duhet për Kosovën.
 
“Në qoftë se ka njeri më përgjegjës direkt për atë që ndodhi, është Aleksandër Vuçiq dhe argati i tij, Edi Rama.”, - theksoi Sali Berisha.
 
“Si loboi qeveria shqiptare? Për krerët e UÇK-së, heshtje totale dhe nuk bëhet asgjë.”, - u shpreh Luçiano Boçi.
 
“Lot krokodili për dënimin e liderëve të UÇK-së. Elita këtu, Edi Rama, në veçanti, ka dashur dënimin e tyre. Çfarë ka bërë shteti shqiptar? Keni hedhur para për lobim? Zero.”, - theksoi Erald Kapri.
 
“Nuk është gjithçka marrëveshje biznesi.”, - u shpreh Niko Peleshi.
 
Opozita thotë se nuk mjafton vetëm deklarata e përbashkët. Për të detyra e Kuvendit është të dënojë zyrtarisht përmes një rezolute gjenocidin serb mbi Kosovën, në përmbajtje të së cilës duhet të jetë kërkesa ndaj shtetit të Serbisë të njohë Kosovën, kërkesë, e cila ende nuk është pranuar nga mazhoranca.
 
LULJETA NDOKA