Rebelët “Houthi” lëshuan një dron drejtë Mekës

17.09.2026 18:15

Një dron i lëshuar nga rebelët "Houthi"...

Një dron i lëshuar nga rebelët "Houthi" është rrëzuar nga mbrojtja ajrore saudite, në jug të Mekës, përpara se të hynte në hapësirën ajrore të ndaluar mbi qytetin e shenjtë islam.

Droni u kap nga sistemet saudite të mbrojtjes ajrore, ndërsa autoritetet në Riad e konsiderojnë incidentin si një përpjekje të drejtpërdrejtë për t’iu afruar qytetit të shenjtë. Autoritetet saudite e lidhin këtë incident me një tjetër përpjekje të rebelëve “Houthi” për të goditur Mekën, atë të vitit 2017, kur një raketë balistike u lëshua drejt zonës së qytetit.

Pas këtij incidenti, Riadi zyrtarë ka rritur gatishmërinë rreth vendeve të shenjta dhe zonave përreth tyre.

Ndërkohë “Houthit” mohojnë se Mekka ka qenë objektivi i sulmit. Sipas tyre, objektivat e tyre janë kryesisht infrastruktura e naftës dhe instalimet ushtarake saudite, larg vendeve të shenjta.