Maqedoni
Arrestimi i Ramush Haradinajt, reagon SHVL-UÇK
19.06.2015 14:20
Përmes një reagimi, SHVL-UÇK shpreh brengosje për ndalimin e liderit teë AAK-së, Ramush Haradinaj...

Përmes një reagimi, SHVL-UÇK shpreh brengosje për ndalimin e liderit teë AAK-së, Ramush Haradinaj, në aeroportin Slloven nga autoritetet policore, bazuar në një fletëarresti të lëshuar nga Serbia që nga viti 2006.
“Jemi të shqetësuar e të dëshpruar për veprimin tendencioz që u ushtrua në Slloveni ndaj heroit tone, Ramush Haradinaj. Ai ka dëshmuar durim të paparë në të gjitha rastet provokuese brenda dhe jashtë vendit. Pafajësinë e Tij e kanë vulosur edhe nga Gjyqet Ndërkombëtare të Drejtësisë. I bashkangjitemi thirrjes së tij të mbështetur në forcën e popullit tonë liridashës. Kërkojmë me cdo kusht kthimin e tij në Kosovë”, thuhet në reagimin e SHVL-UÇK-së.
