Maqedoni
Biznesi kërkon transport më të shpejtë dhe më pak barriera
18.09.2026 09:56
Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë sot organizon një tryezë të rrumbullakët për transportin dhe logjistikën...

Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë sot organizon një tryezë të rrumbullakët për transportin dhe logjistikën, kushtuar zbatimit të fletëngarkesës elektronike – e-CMR dhe krijimit të kushteve për transport më të shpejtë, më efikas dhe të digjitalizuar.
Nën moton “Drejt transportit pa letra dhe pa barriera – Fletëngarkesë digjitale, kufij të hapur”, përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe institucioneve shtetërore do të diskutojnë për vendosjen e e-CMR-së dhe tejkalimin e barrierave administrative dhe institucionale.
Nga Lidhja e Odave Ekonomike theksojnë se për funksionimin e suksesshëm të fletëngarkesës elektronike nevojiten ndërveprueshmëria e sistemeve, koordinimi ndërmjet institucioneve dhe sistemi me një sportel – One Stop Shop.
Në tryezën e rrumbullakët do të prezantohet modeli i propozuar, si dhe ndryshimet e nevojshme ligjore dhe hapat institucionalë. Qëllimi është më pak dokumentacion, procedura më të shpejta, qarkullim më efikas i mallrave dhe ulje e kohës dhe kostove për kompanitë e transportit dhe logjistikës.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë përfaqësues të Ministrisë së Transportit, Ministrisë së Financave dhe institucioneve nën kompetencën e saj, Drejtorisë së të Ardhurave Publike dhe Drejtorisë së Doganave, si dhe përfaqësues të ministrive të Ekonomisë, Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane, Transformimit Digjital dhe Punëve të Brendshme – Policisë Kufitare, si dhe të Kabinetit të Kryetarit të Qeverisë.
