Maqedoni
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës në konferencën e Komitetit Ushtarak të NATO-s në Kopenhagë
18.09.2026 10:15
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneral-major Sashko Lafçiski, më 18 dhe 19 shtator 2026...

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneral-major Sashko Lafçiski, më 18 dhe 19 shtator 2026, në Kopenhagë të Danimarkës, do të marrë pjesë në konferencën e Komitetit Ushtarak të NATO-s në nivel të shefave të shtabeve të përgjithshme.
Takimi do të kryesohet nga kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, admirali Giuseppe Cavo Dragone. Në këtë ngjarje do të marrin pjesë edhe Komandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë, gjenerali Alexus G. Grynkewich, si dhe Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Transformim, admirali Pierre Vandier.
Shefat e shtabeve të përgjithshme të të gjitha vendeve anëtare do të diskutojnë për sfidat aktuale të sigurisë dhe çështjet strategjike me rëndësi për Aleancën, me fokus të veçantë në zbatimin e konkluzioneve nga Samiti i NATO-s në Ankara.
Komiteti Ushtarak takohet në nivel të shefave të shtabeve të përgjithshme dy herë në vit në selinë e NATO-s në Bruksel. Gjithashtu, një herë në vit, një nga vendet aleate është nikoqir i Konferencës Vjetore të Komitetit Ushtarak, e cila këtë vit mbahet në Danimarkë.
