Maqedoni

Siljanovska-Davkova u takua me qytetarët në Zyrën Popullore

18.09.2026 10:42

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova zhvilloi takime me qytetarë në Zyrën Popullore në Shkup...

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova zhvilloi takime me qytetarë në Zyrën Popullore në Shkup, të cilët ndanë me të problemet, kritikat, por edhe idetë dhe iniciativat e tyre për përmirësimin e gjendjes në fusha të ndryshme.
 
Gjatë takimeve, një pjesë e qytetarëve folën për vështirësitë gjatë punësimit dhe, siç theksuan, nënvlerësimin e profesionalizmit dhe kompetencës në favor të përkatësisë familjare, politike dhe partiake.
 
Të tjerë theksuan problemet me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara, kujdesin e pamjaftueshëm institucional dhe përjashtimin e tyre nga proceset e vendimmarrjes. Gjithashtu, u theksua edhe shfrytëzimi i pamjaftueshëm i njohurive dhe përvojës së qytetarëve të Maqedonisë që jetojnë jashtë vendit.
 
Siljanovska-Davkova i dëgjoi qytetarët dhe i informoi për kompetencat e funksionit të presidentes, si dhe për rolin e Kabinetit të saj në njoftimin e institucioneve kompetente lidhur me propozimet, iniciativat dhe parashtresat e tyre.
 
Presidentja ndau gjithashtu qëndrimet e saj për çështjet e ngritura dhe zgjidhjet e mundshme, ndërsa në fund u theksua se Zyra Popullore mbetet e hapur për një debat më të gjerë mbi problemet dhe çështjet që prekin qytetarët.