Maqedoni

Kontrolle të shtuara kundër peshkimit të paligjshëm në Liqenin e Mavrovës

18.09.2026 11:01

Drejtoria e Parkut Kombëtar “Mavrovë” këto ditë ka nisur kontrolle të shtuara në Liqenin e Mavrovës...

Drejtoria e Parkut Kombëtar “Mavrovë” këto ditë ka nisur kontrolle të shtuara në Liqenin e Mavrovës, me qëllim parandalimin e peshkimit të paligjshëm.
 
Gjatë kontrollit të fundit, shërbimi i rojtarëve ka zbuluar dhe larguar rrjeta peshkimi të vendosura në mënyrë të paligjshme. Për rastin është njoftuar edhe policia në Mavrovi Anovi, ndërsa në koordinim me institucionet kompetente po ndërmerren masa për përcaktimin e rrethanave dhe përgjegjësisë.
 
Nga Parku Kombëtar informojnë se kontrollet në liqen do të vazhdojnë, me qëllim mbrojtjen e fondit të peshkut dhe parandalimin e shfrytëzimit të paligjshëm të burimeve natyrore.
 
Njëkohësisht, u bëjnë thirrje qytetarëve, peshkatarëve, vizitorëve dhe dashamirëve të natyrës që të raportojnë rastet e peshkimit të paligjshëm, vendosjen e rrjetave dhe aktivitetet e tjera që rrezikojnë natyrën.
 
Nga Parku Kombëtar “Mavrovë” theksojnë se të gjitha shkeljet e konstatuara do të dokumentohen dhe raportohen, ndërsa autorët do të mbajnë përgjegjësi në përputhje me ligjin. Prej atje theksojnë se mbrojtja e liqenit është përgjegjësi e përbashkët e institucioneve dhe qytetarëve.