Botë

Cipras: Greqia do të arrijë marrëveshje për mbetje në eurozonë

19.06.2015 14:36

Kryeministri grek, Aleksis Cipras, ka deklaruar se kriza greke do të zgjidhet, vendi do të kthejë rritjen ekonomike dhe Greqia do të mbetet në eurozonë...

Siç shkruajnë gazetat greke, Cipras po ashtu e ka përshëndetur takimin urgjent të presidentëve dhe qeverive të 19 vendeve të eurozonës, që do të mbahet të hënën në Bruksel.
 
Samiti është zhvillim pozitiv në rrugën drejt marrëveshjes dhe do të dëshmojë se nuk janë në të drejtë të gjithë ata që vlerësonin se do të vijë deri te kriza dhe skenare të frikshme, thuhet në njoftimin e qeverisë greke.
 
Do të arrijmë marrëveshje që do të ketë si themel rregullat evropiane dhe demokracinë, që do t’i mundësojë Greqisë të kthehet në rrugën e rritjes ekonomike brenda eurozonës”- ka thënë Cipras në njoftim.
 
Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, duke paralajmëruar takimin e krerëve të eurozonës për të hënën, tha se është koha që për situatën në Greqi të flasim në nivelin më të lartë politik. 
 
Eurokomesari për çështje ekonomike, Pjer Moskovisi, citohet t’i ketë ftuar autoritetet greke për marrëveshje të arsyeshme, me qëllim që të pengohet katastrofa. 
 
Derisa presidenti i eurogrupit, Jeroen Dijselblum, ka kërkuar që Greqia të paraqesë propozime të reja. Sa i përket krizës greke, ajo ka ndikuar që qytetarët kanë shtuar tërheqjen e parave nga bankat. 
 
Banka Qendrore Evropiane ka njoftuar se nuk është e qartë nëse bankat greke do të punojnë apo jo nga e hëna, pikërisht për shkak të tërheqjes së madhe të parave nga ana e qytetarëve.
 
Vetëm brenda tre ditësh qytetarët grekë kanë tërhequr rreth 2 miliard euro, që është dy herë më shumë se shuma që Banka Qendrore Evropiane ua garanton bankave në Greqi.
 
GYLTENE SINANI