Maqedoni
Mickoski në ShBA: Vlerësim sipas meritave në procesin e integrimit
18.09.2026 11:25
Kryeministri Hristijan Mickoski porositi nga ShBA-ja se vendi mbetet i përkushtuar sa i përket anëtarësimit në Union....

Kryeministri Hristijan Mickoski porositi nga ShBA-ja se vendi mbetet i përkushtuar sa i përket anëtarësimit në Union. Tregoi gatishmëri për zbatimin e reformave por pret që vlerësimi nga unioni të bëhet pikërisht sipas meritave.
“Unë nuk jam ai lloj politikani që do të hynte në një aventurë pa një fund të parashikueshëm dhe të qartë. Ne nuk jemi nervozë. Ne po lëvizim ekonominë tonë, rritja e produktit të brendshëm bruto për tremujorin e dytë ishte 4.4% dhe jemi midis tri vendeve të para me rezultatin më të mirë në Evropë. Ne po përpiqemi të zhvillohemi mbi bazën e sundimit të ligjit, mbi bazën e tërheqjes së investimeve të huaja direkte, sjelljes së industrisë me teknologji të lartë, përmbushjes së agjendës së reformave dhe planit të rritjes. Ndoshta një ditë dikush do të kujtojë se cilat janë vlerat e vërteta të De Gasperi-t, Schuman-it, Adenauer-it dhe ndoshta dikush vërtet do të flasë për një qasje të bazuar në merita dhe ky proces i bullizmit ndaj vendit tim do të ndalojë. Deri atëherë, ne do të punojmë.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
