Botë
Marrëdhëniet ShBA – Poloni, Trump-i paralajmëron bazë të re amerikane
18.09.2026 12:02
Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se po bëhet “përparim i madh”..

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se po bëhet “përparim i madh” drejt krijimit të një baze të re ushtarake amerikane në Poloni.
Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump-i vlerësoi presidentin polak Karol Naërocki dhe e cilësoi atë si “mik”, duke e lidhur projektin me forcimin e aleancës mes dy vendeve.
“Po bëhet përparim i madh drejt krijimit të një baze të ushtrisë amerikane në Poloni.”, shkroi Trump-i, duke shtuar se nëse projekti realizohet, vendndodhja do të bëhet e ditur së shpejti. Sipas tij, krijimi i bazës do të përbënte “një hap historik” për aleancën ShBA-Poloni.
Presidenti polak Karol Naërocki e falënderoi Trump-in për mbështetjen dhe deklaroi se Polonia është e gatshme të vazhdojë forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.
“Qeveria polake do të bëjë çmos për të siguruar vendndodhjen më të mirë të mundshme për bazën e ushtrisë amerikane.”, tha Naërocki.
ShBA-ja ka tashmë një prani të konsiderueshme ushtarake në Evropë. Sipas Qendrës për Analizën e Politikave Evropiane, Uashingtoni ka 31 baza të përhershme dhe 18 objekte të tjera ushtarake në kontinent.
