Gjykimi për “Lotarinë e Maqedonisë”, Bajrami dhe Avdi: Nuk ndjehemi fajtorë

18.09.2026 18:10

Përparim Bajrami, i akuzuari kryesor në rastin "Lotaria e Maqedonisë", pas gati dy vitesh në arrati u ul në bankën e të akuzuarve....

Përparim Bajrami, i akuzuari kryesor në rastin "Lotaria e Maqedonisë", pas gati dy vitesh në arrati u ul në bankën e të akuzuarve. "E kuptoj për çfarë jam akuzuar, por nuk ndihem fajtor.", deklaroi shkurtimisht në seancën gjyqësore Bajrami. Njëjtë sikur ai, edhe i akuzuari tjetër, Bashkim Avdi, tha se nuk ndjehet fajtor. Avokati i Bajramit, Elenko Milanov, tha se Ministria e Financave i kishte dhënë Lotarisë miratim për të organizuar lojëra të fatit. E për këtë tha se do t’u kërkojnë përfaqësuesve të Ministrisë të paraqesin qëndrimin e tyre para gjykatës. 
 
“Bëhet fjalë për dëshmi materiale me të cilën do të dëshmojmë fakte të caktuara për kontestimin e kësaj akuze. Sot në thelb nuk ndodhi shumëçka në seancë, me atë që duhet ta them se pati sjellje korrekte nga gjykata dhe prokuroria në pjesën e paraqitjes së provave me çka, e gjithë ajo që si përmbajtje dhe e pakontestueshme do të lexohet, prezantohet, që edhe gjykata edhe prokuroria edhe të akuzuarit dhe ju si opinion, e dini përmbajtjen, nëse ajo është diçka që mbështet këtë akuzë ose si diçka që nuk jep bazë për parashtrimin e saj... Ekzistojnë mendime nga Ministria e Financave, të cilat janë pozitive.”, - deklaroi avokati mbrojtës i Bajramit, Elenko Milanov.
 
Gjithsej tetë të akuzuarit, në mesin e tyre edhe ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi, gjykohen për prokurimin e pajisjeve për organizimin e lojërave të fatit, të cilat nuk kishin të drejtë t’i organizonin. Seanca gjyqësore e radhës u caktua më 23 shtator. Gjykimi vazhdon me paraqitjen e dëshmive materiale të Prokurorisë. (Nermin Mulaki - Fejzullahu, TVM2)