Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, BDI reagon ndaj qëndrimeve të partive maqedonase
Bashkimi Demokratik për Integrim....

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj qëndrimeve të partive politike maqedonase pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
BDI akuzon partitë maqedonase se po përpiqen të barazojnë dy institucione krejtësisht të ndryshme: Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë dhe Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Sipas BDI-së, një krahasim i tillë është juridikisht i pasaktë dhe rrezikon që një proces gjyqësor ende të papërfunduar të shndërrohet në një verdikt politik mbi UÇK-në.
BDI thekson se Tribunali për ish-Jugosllavinë ishte një gjykatë ndërkombëtare e krijuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Ndërsa Dhomat e Specializuara kanë një bazë tjetër juridike.
Ato u krijuan mbi bazën e një marrëveshjeje ndërkombëtare të ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës, ndryshimeve kushtetuese dhe ligjit të miratuar në Kosovë, megjithëse selia dhe personeli i tyre janë në Hagë.
