Presidentja e KE-së në kuadër të turneut ballkanik do të vizitojë Shkupin!

18.09.2026 21:05

Në kuadër të turneut ballkanik nga 30 shtatori deri më 2 tetor...

Në kuadër të turneut ballkanik nga 30 shtatori deri më 2 tetor, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do të vizitojë edhe Shkupin. Në agjendën e saj, janë gjithashtu edhe Tirana, Prishtina dhe Podgorica, ndërsa e njëjta ka shmangur një  vizitë drejt Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

“Gjatë këtij turneu, presidentja von der Leyen do të vizitojë Tiranën, Prishtinën, Podgoricën dhe Shkupin. Atje, ajo do të takohet me krerët e shteteve dhe qeverive dhe do të vizitojë projekte të financuara nga Bashkimi Evropian. Duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe të përgjithshme në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Serbi, presidentja synon t’i vizitojë këto vende në një datë të mëvonshme", - tha Ariana Podesta – zëdhënëse e KE-së.

Jo zyrtarisht merret vesh se zgjedhjet nuk janë arsyeja e vetme për evitimin e vizitës së Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, por edhe glorifikimi i bërë i figurës së Ratko Mlladiqit me rastin e vdekjes së tij.

Ndryshe, do të jetë ky turneu i gjashtë ballkanik i shefes së Komisionit Evropian, i cili tashmë është shndërruar në një traditë.