Maqedoni
LAMM dhuron 35 biçikleta për Qytetin e Shkupit
19.06.2015 15:27
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë, Qytetit të Shkupit i ka dhuruar 35 biçikleta, të cilat do të jenë të vendosura tek stacionet e biçikletave...

Qëllimi i dhurimit të këtyre biçikletave është përmirësimi i infrastrukturës së çiklizmit.
Dimitar Minovski, sekretar gjeneral i Lidhja Auto-Moto të Maqedonisë, theksoi se e mbështet këtë projekt.
“Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë i bashkëngjitet aksionit “Me biçikleta në rrugë rreth qytetit” dhe për këtë arsye dhurojmë 35 biçikleta, 30 për të rritur dhe 5 për fëmijë. Këto biçikleta do të mund t’i merrni me qira në kuadër të projektit “Merr biçikletë”- deklaroi sekretari gjeneral i LAMM, Dimitar Minovski.
Kryetari i Qytetit të Shkupit theksoi se është hera e parë që do lëshojnë në përdorim biçikleta për fëmijë.
“Ne duam që të rritet vetëdijesimi tek qytetarët për të shfrytëzuar biçikletën sa më shumë. Besojmë se do të rritet numri i çiklistëve në të ardhmen, ku Maqedonia është një nder vendet në Ballkan që me një përqindje të vogël shfrytëzojnë biçikletat”- tha kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.
Të punësuarve në administratën publike do t’u rriten rrogat për 3% nëse ata në punë shkojnë me biçikleta.
REJHANE BUSHI-METAJ
