Maqedoni
LSDM: Mickoski ua ofron pasuritë kombëtare kompanive
19.09.2026 15:03
LSDM dhe VMRO-DPMNE edhe këtë të shtunë shkëmbyen akuza të ndërsjella...
LSDM dhe VMRO-DPMNE edhe këtë të shtunë shkëmbyen akuza të ndërsjella, këtë herë për shfrytëzimin e pasurive natyrore dhe investimet e paralajmëruara në vend.
Socialdemokratët akuzuan VMRO-DPMNE-në dhe kryeministrin Hristijan Mickoski se po e “shesin Maqedoninë për fitim”, duke kundërshtuar nxjerrjen e antimonit dhe qendrave të të dhënave dhe duke kërkuar që për këto çështje të pyeten qytetarët.
“Tokën, ujin, xehet dhe burimet natyrore, pasuritë kombëtare, ua ofron kompanive. Mickoski ka vendosur vetë, ndërsa askush nuk e pyet popullin. Së pari, sa u përket data qendrat, vendimi tashmë është marrë nga Mickoski. Këto qendra ngrohin ujin, shpenzojnë sasi të mëdha të energjisë elektrike, ndërsa faturën e paguajnë qytetarët dhe bujqit, të cilët do të mbeten pa ujë. Nuk ka vende të reja pune, nuk ka fitim për shtetin, fitim ka vetëm kompania”, deklaroi Keti Shterjova nga LSDM.
VMRO-DPMNE: Filipçe e Zaev e shitën shtetin
I menjëhershëm ishte reagimi i VMRO-DPMNE-së, nga ku theksuan se socialdemokratët, në krye me liderin e tyre Venko Filipçe, nuk kanë të drejtë të flasin për shitje, pasi siç akuzojnë, Filipçe dhe ish-kryeministri Zoran Zaev më herët “e shitën shtetin për një banesë, një ndërtesë dhe një vizë të artë në Dubaj”. Nga kjo parti thonë se edhe kryetari i një komune nga radhët e LSDM-së mbështet nxjerrjen e antimonit, ndërsa partia e tij është kundër.
“Filipçe tha se Maqedonia nuk është në shitje, pasi bashkë me Zaevin e shitën shtetin për një banesë, një ndërtesë dhe një vizë të artë për Dubaj.Filipçe dhe Zaev e ndryshuan emrin e shtetit dhe premtonin anëtarësimin në BE, ndërsa ne morëm vetëm një fotografi nga avioni.Filipçe dhe Zaev premtonin shëndetësi falas, ndërsa ne morëm komisione për vaksinat, komisione për spitalet modulare dhe komisione për tenderët dhe prokurimet. Filipçe thotë se Maqedonia nuk ishte për shitje, ndërsa ai ka nënshkruar një fletë të bardhë për kërkesat e bullgarëve”, u shpreh Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE.
Nga VMRO-DPMNE-ja, theksuan se Filipçe dhe Zaev e ndryshuan emrin e shtetit dhe premtuan anëtarësimin në BE, ndërsa qytetarët, “fituan” vetëm një fotografi nga aoroplani.
VMRO-DPMNE- akuzoi LSDM-në gjithashtu se premtimet për shëndetësi falas u shoqëruan me, siç thonë, komisione për vaksinat, spitalet modulare, tenderët dhe prokurimet, ndërsa Filipçe, sipas tyre, ka nënshkruar “fletë të bardhë” për kërkesat e Bullgarisë.
REXHEP QAMILI
