Ergys Kaçe MVP`i i sezonit te PAOK-u

19.06.2015 15:53

Ergys Kaçe është një nga pikat referuese te PAOK-u në Greqi...

Mesfushori shqiptar është po ashtu një nga futbollistët më të preferuar i tifozërisë së kësaj skuadre. Ai ishte heroi i ndeshjes miqësore me Francën, sepse falë eurogolit të tij, Shqipëria regjistroi fitoren e parë në histori kundër transalpinëve. Ky sukses i shërbeu përfaqësueses kuqezi që të renditet në vazon e tretë në shortin e fazës kualifikuese të Botërorit “Rusi 2018”.

Mesfushori i talentuar shqiptar është shpallur edhe “MVP” i skuadrës së PAOK-ut, në bazë të votave që ka fituar nga tifozët e kësaj skuadre, ka njoftuar sajti zyrtar i skuadrës greke, “paokfc.gr”.

Kaçe ka fituar 26.28% të votave dhe është renditur në vendin e parë, duke marrë trofeun MVP “Platon Foropoulos”, ndërsa pas tij u rendit mbrojtësi grek, Stefanos Athanasiadis, me 13.21%. Lojtari i kombëtares shqiptare bëri 39 paraqitje këtë edicion me PAOK-un, duke shënuar 4 gola. Ai ka bërë edhe 2 asistime.