Një zë për gratë që luftojnë kancerin: Beqiri, rreth 1200 gra diagnostikohen në vit
19.09.2026 15:42
Përballë një sëmundje që prek shumë gra...

Përballë një sëmundje që prek shumë gra, Liridona Beqiri themeluese e Shoqatës “ Ezra”, ka zgjedhur të mos heshtë, ajo e ka kthyer mbështetjen për gratë e prekura nga kanceri I gjirit. Për të kjo kauzë nuk është vetëm një angazhim Është nje histori personale.Ajo që dikur ishte një përvojë e dhimbshme familjare, sot u kthye ne forcë.
“Ideja për të nisur këtë nismë kaq fisnike kaq bujare por dhe kaq të dhimbshme është një luftë personale e imja me knacerin e gjirit e cila u përjetua nga qenia e nënës time e cila fatkeqësisht humbi luftën me këtë sëmundje që shënon mortajën e shekullit 21.Është një ide e cila në fakt ma ka kthyer dhimbjen në forcë për të luftuar…Kam pas raste që me të vërtetë I kam bashkëndje shumë dhe në nënvedijen time kam punuar ndoshta gjithë kohës pasi kam takuar pacienten ajo ndjeshmëria e tillë ndonjëherë sinqerisht jam e lodhur psiqikisht nga kjo ngarkesë që e marrim nga histori të shumta të grave”, deklaroi thelemuesja e Shoqatës “Ezra”, Liridona Beqiri.
Mesazhi i Liridonës është diagnostitikimi I hershëm. Ajo vazhdimisht u bën thirrje grave që të kujdesen për shëndetin e tyre, të bëjnë kontrolle të rregullta dhe të mos presin që simptomet të shfaqen. Sipas Beqirit çdo vit diagnostifikohen rreth 1200 raste të reja më kancer të gjirit.
“Tanimë kjo është një luftë e përbashkët që prek cdo grupmoshë dhe të dy gjinitë është një informacion që shumë pak e kanë të njohur popullata jonë…Një sëmundje si kanceri I gjirit nëse kapet në fazën e hershme është plotësisht e kurueshme…te ne 90 përqind e rasteve fatkeqësisht vijnnë në faza shumë të avansuara ,atëherë kur sëmundja ka përparuar dhe është shpërndarë edhe më tepër dhe kjo e bën të vështirë procesin e kurimit”, u shpreh Beqiri.
Një grua e diagnostifikuar me kancer të gjirit edi se sa shumë ndryshon jeta pas diagnostikimit. Mesazhi I tyre është që frika nuk e zhdukë sëmundjen, por kontrolli në kohë munë ta zbulojë dhe shërojë atë.
“U diagnostikova më 16 dhjetor të vitit 2025. Zvulova një gjëndërr të vogël në gjirin e majtë dhe shkova për kontrollë tëk mjekja ime. Nuk prisja diçka të rëndë të më ndodhë, por për fat të keq më dhanë diagnozën kancer I gjirit që ishte invaziv. Menjëherë më caktuan operimin në muajin janar dhe në muajin shkurt fillova kemoterapinë.Stadiumi ishte 2A.Që të caktohet diagnozë në kohë duhet të bëjnë kontrolle të rregullta eho apo mamografi ndërsa nëse zbulojnë ndonjë ndryshim menjëherë të paraqiten te mjeku”, theksoi pacientja.
“Diagnostikimi i hershëm mund të shpëtojë jetë. Andaj mos ngurroni të bëni kontrolle të rregullta”.
FLORIJE KAMBERI
