Integrimi Evropian, Nesimi: BE-ja nuk ndryshon kushtet ndaj RMV-së
19.09.2026 15:42
Deklarata e eurokomisionares për zgjerim, Marta Kos...

Deklarata e eurokomisionares për zgjerim, Marta Kos, se Maqedonia e Veriut nuk mund të përparojë në drejtimin eurointegrues pa e ndryshuar kushtetutën me inkorporimin e bullgarëve në aktin më të lartë juridik, për analistët politik është më një konstancë e pandryshuar dhe kusht i patjetërsueshëm pë arsiprata të mëtejme.
Njohësi i fushës Frlorijan Nesimi, duke u përqëndruar në aspektitn integrues rajonal, tha se vendi ynë përballë disa vendeve si Malit të Zi dhe Shqipëria, rrezikon të izolohet dhe të gjendet në një rrugë pa një kahje të caktuar.
“Fatkeqësisht Maqedonia vazhdon të mbetet në një udhëkryq ku duhet të zgjedhë se në cilën rrugë do të lëviz… Ne rrezikojmë që të mbetemi si një ishull i izoluar. Pastaj ai izolim ka edhe reprekusione ekonomike: ikje të fuqisë punëtore, humbje të investimeve të huaja… Tani, fatkeqësisht ndryshimet kushtetuese bëhen me 80 deputetë dhe kjo shumicë parlamentare është e vendosur që të mos i bëjë këto ndryshime kushtetuese… Elitat politike duhet ta kuptojnë se bota gjendet në disa periudha shumë të turbullta”, deklaroi analisti politik Florian Nesimi.
Duke folur për deklaratën e kryetares së KE-së, Fon der Lejen, lidhur me planin për të propozuar udhërrëfyes për vendet kandidate që kanë bërë përparimin më të madh, Nesimi i sheh si mundësi për t’u avancuar në integrim por jo si të plota.
“Integrimin gradual duhet ta shohim si diçka pozitive por që nuk e zëvendëson anëtarësimin e plotë”, u shpreh Nesimi.
Ditë më parë, Fon der Lejen përpara eurodeputetëve potencoi nevojën që BE-ja të shikojë përtej kufijve të vet, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor, për të dëshmuar se ideja evropiane është e gjallë Megjithatë, shefja e ekzekutivit me qëndrim se procesi do të mbetet i bazuar në meritë dhe se respekti për vlerat evropiane është i panegociueshëm.
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU
