Botë
Grenlanda, marrëveshja e Trumpit: Qytetarët amerikanë mbeten skeptikë
19.09.2026 16:45
Pas disa muajsh kërcënimesh për marrjen e Grenlandës...

Pas disa muajsh kërcënimesh për marrjen e Grenlandës, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ka arritur një marrëveshje përfundimtare me Groenlandën, duke i dhënë fund një debati diplomatik që kërcënonte me marrjen e territorit gjysmë-autonom të Mbretërisë së Danimarkës nga Shtetet e Bashkuara.
Sipas Trump, ajo i jep SHBA-së “kontroll të përhershëm mbi sigurinë dhe të gjitha nevojat e tjera”.
“Kjo garanton që “SHBA-ja do të ketë përgjithmonë mundësinë e plotë për të bërë atë që është e nevojshme për të garantuar dhe mbrojtur sigurinë e Grenlandës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, deklaroi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Pas deklaratës së Trumpit, nga Grenlanda u theksua se marrëveshja vjen pas muajsh diskutimesh dhe negociatash, një proces që, sipas ministrit të Jashtëm groenlandez, kishte nisur që në janar.
“Sigurisht, jam i kënaqur që tani kemi një marrëveshje, e cila është pranë finalizimit. Ka marrë kohën e vet dhe ka pasur shumë diskutime rreth saj, veçanërisht në media, por kjo është gjithashtu një punë që ka nisur që në muajin janar. Prandaj, jam i kënaqur që më në fund jemi pranë përfundimit të një marrëveshjeje konkrete. Dhe, të them të drejtën, kishte ardhur koha”, u shpreh ministri i jashtëm i Groenlandës, Múte B. Egede.
Ndërkohë, në rrugët e Uashingtonit, qytetarët shprehën skepticizëm dhe thanë se nuk janë të bindur se deklaratat e Trumpit do të përkthehen në një marrëveshje konkrete.
“Do ta besoj kur ta shoh. Tingëllon “Absurde dhe qesharake dhe nuk ka gjasa të ndodhë. Mendoj se po flet pa baza, siç bën zakonisht”, theksoi punonjësi mjekësor Joe Taylor.
“Nuk besoj se bëhet fjalë për sigurinë apo diçka të tillë. Mendoj se bëhet fjalë për burimet natyrore të Groenlandës”, deklaroi banori i Uashingtonit.
Kryeministri i Danimarkës e mbështeti marrëveshjen, duke deklaruar se ajo “forcon sigurinë në Arktik dhe në zonën e Atlantikut të Veriut”, por nuk dha detaje të mëtejshme mbi përmbajtjen e saj.
Marrëveshja pritet të nënshkruhet javën e ardhshme gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, por për zbatimin e saj nevojitet miratimi nga parlamenti danez dhe ai i Grenlandës.
FARIJE DAUTI BAKIU
