Botë
Kuba sërish pa energji elektrike, kolapsi i rrjetit paralizon vendin
19.09.2026 17:09
E gjithë Kuba sërish pa energji elektrike pas një kolapsi të plotë...

E gjithë Kuba sërish pa energji elektrike pas një kolapsi të plotë të rrjetit kombëtar elektrik. Ndërprerjet e gjata ndikojnë seriozisht në furnizimin me ujë, prodhimin e ushqimit, shërbime shëndetësore dhe transportin publik.
“Gjithçka këtu vjen si befasi, por kolapsi i Sistemit Kombëtar të Energjisë nuk është diçka e re; është një histori e vjetër. Nuk ka zgjidhje. Fatkeqësisht, kush preket? Popullsia”, deklaroi Evgenia Rosales.
“Po kalojmë nëpër shumë gjëra... Këto ndërprerje të vazhdueshme janë të padurueshme. Nuk ka ushqim dhe ujë të mjaftueshëm, nuk mund ta shpjegoj dot. Është zemërthyese ajo që po ndodh me vendin”, u shpreh Mercedes Rodriguez.
Vendi ndodhet në një krizë të rëndë energjetike për shkak të centraleve të vjetra elektrike, defekteve të shpeshta dhe mungesës së karburantit dhe pjesëve rezervë, situatë e përkeqësuar më tej nga furnizimi i reduktuar me naftë nga Venezuela dhe Meksika.
Qeveria në Havanë fajëson sanksionet amerikane. Për momentin nuk dihet shkaku i kolapsit dhe as kur do të rikthehet furnizimi me energji elektrike.
FARIJE DAUTI BAKIU
