Botë
Ukraina godas Moskën pas zgjedhjeve: Sulm me dronë, goditet një rafineri
20.09.2026 12:39
Forcat ukrainase kanë kryer një nga sulmet më të ashpra...

Forcat ukrainase kanë kryer një nga sulmet më të ashpra ndaj Moskës që nga fillimi i luftës. Është goditur një rafineri, ndërsa raportohet për viktima dhe të plagosur. Në të njëjtën kohë, në sulmet ruse në rajonin e Kievit kanë humbur jetën një grua dhe fëmija i saj.
Të mbijetuarit e sulmit janë dërguar në spital për trajtim, ndërsa shtëpia e familjes u shkatërrua plotësisht nga goditja e dronit rus.
“Dëgjova një shpërthim të fuqishëm dhe dola jashtë. Pashë një shtëpi që po digjej, jo shumë larg shtëpisë sonë. Pashë se një dron Shahed kishte goditur shtëpinë, e cila ishte përfshirë nga flakët. Shërbimi Shtetëror i Emergjencave mbërriti shpejt, së bashku me policinë, ekipet mjekësore dhe dy ambulanca. Fal Zoti i mbijetuan sulmit,por ishin të plagosur dhe u dërguan në spital”, deklaroi kryetari i komunitetit territorial rural Byshiv, Ivan Roznai.
Sulmet ndodhën në ditën e fundit të zgjedhjeve parlamentare në Rusi. Në Donjeckun e pushtuar, lideri Denis Pushilin e përshkroi votimin si “etapën e fundit të madhe politike” në procesin e aneksimit të rajonit nga Federata Ruse.
“Pas këtyre zgjedhjeve, Donjecku do të ketë përfaqësuesit e tij në Dumën Shtetërore, të cilët do të përfaqësojnë interesat e banorëve tanë. Prandaj, pjesëmarrja dhe zgjedhja janë përgjegjësia jonë”, u shpreh lider rus në Donjeckun e pushtuar, Denis Pushilin.
Ukraina e ka shpallur votimin në territoret e pushtuara të paligjshëm dhe u ka bërë thirrje shteteve dhe organizatave ndërkombëtare që të mos i njohin rezultatet.Qendrat e fundit të votimit mbyllen sonte, pas së cilës priten rezultatet e para të zgjedhjeve.
FARIJE DAUTI BAKIU
