Maqedoni
Likovë: Vijon zgjerimi i rrjetit të ujësjellësit
20.09.2026 15:03
Në Komunën e Likovës po vijojnë punimet për zgjerimin e rrjetit...

Në Komunën e Likovës po vijojnë punimet për zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit në të gjithë territorin e komunës. Projekti synon të sigurojë furnizim të rregullt me ujë të pijshëm dhe të përmbushë nevojat e banorëve.
“Falë administrates komunnale, këshillit komunal, ministrive përkatëse dhe të gjithë banorëve të komunës tonë kemi arrit që ujin për pije ta lëshojmë në 5 fshatra por që kemi pasur disa pengesa procedurale në Ministrin e Transportit gjatë marrjes së lejes për përdorim të filter stacionit, ku është siguruar leja për përdorim të objektit të filter stacionit për shkak se ata ishin investitorë pra edhe ai problem është kryer, me çka arritëm të lëshojmë ujin në fshatrat Likovë, Orizare, Sllupçan, në Mateç dhe kemi arritur deri tek rezervuari i ujit në fsahtin Llojan”, deklaroi kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi.
Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, u ka bërë thirrje qytetarëve të aplikojnë për kyçje në rrjet dhe të shlyejnë detyrimet komunale. Sipas tij, përfundimi i këtyre procedurave është kusht për kyçjen e amvisërive në sistem. Arifi u ka bërë apel banorëve që t’i përfundojnë në kohë procedurat e nevojshme.
“Por kemi disa probleme nga banorë të ndryshëm të cilët duhet të dorëzojnë kërkesa deri tek N.P.K “PENDA”, të paguajnë taksën komunale, të organizohen në bazë të lagjeve të fshatit dhe dal-ngadal ta rrumbullakësojmë këtë proekt i cili është capital për banorët e komunës së Likovës. Apeloj deri tek të gjithë banorët e komunës tonë që një ditë e më heret, nga vitet e 50-ta presim ujin e pendave të Gllazhnjës e Likovës, tash e kemi siguruar si ujë të pastër për pije, ju kasha lutur që ti dorëzoni kërkesat, të paguani taksat administrative me çka më pastaj ekopet tona komunale të dalin në terren dhe të bëjnë kyçjen e të gjitha amvisërive të cilat e kryejnë obligimin qytetar”, u shpreh Arifi.
Vlen të theksohet se rrjeti i ujësjellësit është një ndër projektet kapitale, që po realizohet viteve të fundit në të gjitha vendbanime e Komunës së Likovës.
FATLUM AQIFI
