Maqedoni

Tetovë, salla sportive i rikthehet komunës

20.09.2026 15:21

Kjo sallë e sportit në Komunën e Tetovës është ndërtuar...

Kjo sallë e sportit në Komunën e Tetovës është ndërtuar dekada më parë me një qëllim të vetëm t’u shërbejë sportit dhe sportdashësve në qytetin e Tetovës. E njejta deri më sot vetëm sportit dhe sportdashëve nuk ju ka shërbyer.
 
Ka funksonuar si depo dhe tani një pjës si kënd lojrash. Ndërkoh nga komuna e Tetovës kanë theksuar se i kanë fituar të gjitha betejat juridike dhe e njejta ju është kthyer komunës së Tetoves dhe  shumë shpejt pritet rikonstruimi i saj dhe tju shërbej sportit dhe sportdashëve të Tetovës.
 
“Atëherë këtu kemi dy lajme të mira. Lajmi i parë është, ashtu siç e theksuat edhe vetë, se përfundimisht pas shumë pritjesh dhe shumë betejave institucionale juridike, ajo sallë sportit që shumë pak qytetarë të Tetovës realisht e dinin edhe se ekziston, është kthyer përfundimisht në kompetencë dhe pronë të Komunës së Tetovës. Kemi fituar të gjitha betejat juridike për të kthyer në pronësi këtë sallë sportit dhe lajmi i dytë i mirë dhe ndoshta lajmi më i mirë është se projekti për rikonstruktimin e tërësishëm të asaj salle sportit me kapacitet prej mbi 5 mijë vendesh, projekti ka fundit dhe së shpejti ne do të fillojmë punimet aty për të renovuar dhe për ta kthyer atë sallë sporti një sallë shembull për të gjithë qytetet tjera”, deklaroi zv. kryetar i komunës së Tetovës, Albi Qamili.
 
Projekti, sipas komunës, parasheh rikonstruktim të plotë të objektit, i cili ka kapacitet prej mbi 5 mijë vendesh. Për financimin e tij pritet mbështetje edhe nga institucionet sportive dhe shtetërore.
 
“Ju e dini se ne vullnetin parësorë, ose vullnetin për të punuar e kemi. Tash ne shpresojmë që do të kemi ndonjë bashkëpunim, do të marrim ndonjë financë nga Ministria e Sportit apo nga Federata, por nëse edhe këto nuk arrijmë që të fitojmë, patjetër që fundja ne si Komuna e Tetovës do ta financojmë këtë”, u shpreh Qamili.
 
Pas dekadash jashtë funksionit sportiv, salla pritet të rikthehet në shërbim të sportistëve dhe sportdashësve të Tetovës. Nga Komuna paralajmërojnë se punimet për rikonstruktimin e saj do të nisin së shpejti
 
VISAR SADIKI