Kosova i ka dërguar notë verbale Sllovenisë
19.06.2015 16:02
Republika e Kosovës i ka dërguar notë verbale Republikës së Sllovenisë. Përmes kësaj note verbale, Kosova i ka shpjeguar autoriteteve sllovene se Haradinaj ka qenë me mision special diplomatik dhe zyrtarisht ka kërkuar që t’i kthehet menjëherë pasaporta diplomatike, duke u thirrur në Konventën e Vjenës...

Kjo është bërë e ditur për mediat sllovene nga vet Ministria e Jashtme e Sllovenisë.
“Ministria e Jashtme për portalin STA shpjegoi se sot ka marrë një notë verbale të Ambasadës së Kosovës, në të cilën pala e Kosovës shpreh shqetësimin e saj dhe pakënaqësitë me paraburgimin e Ramush Haradinajt në Slloveni”- shkruan portali STA.
Kjo notë verbale, sipas autoriteteve sllovene, i është përcjellë edhe Gjykatës së Qarkut në Kranj.
