Maqedoni

Sot priten çmimet e reja të karburanteve

21.09.2026 09:50

Sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRrE) pritet të publikojë çmimet e reja të derivateve të naftës....

Sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRrE) pritet të publikojë çmimet e reja të derivateve të naftës. Presioni më i madh vazhdon të jetë te dizeli, çmimi i të cilit në bursat botërore gjatë ditëve të fundit është rritur mesatarisht me 1,6 për qind, ose 6,8 për qind krahasuar me javën e kaluar.
 
Te benzinat nuk ka ndryshime të mëdha të çmimeve.
 
Edhe pse goditja e çmimeve në vend është zbutur me masat e Qeverisë, uljen e TVSH-së në 10 për qind dhe akcizën më të ulët për katër denarë, megjithatë, nën presionin edhe të forcimit të dollarit, pritet një rritje e re e çmimeve.