Maqedoni
Nju Jork, Mickoski takoi sekretarin amerikan Rubio
21.09.2026 10:10
Kryeministri Hristijan Mickoski informoi se në Nju Jork ka biseduar me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio....

Kryeministri Hristijan Mickoski dhe shefi i diplomacisë, Timço Mucunski, kanë takuar në Nju Jork sekretarin amerikan të Shtetit, Marko Rubio.
Komunikimi i drejtpërdrejtë në nivel të lartë ka rëndësi të veçantë për marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë dhe ShBA-së, vlerëson kryeministri Mickoski. Në takim, siç bëjnë të ditur nga kabineti qeveritar, janë shkëmbyer qëndrime mbi çështjet me interes të përbashkët, thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe forcimin e mëtejshëm të pozitës së Maqedonisë si aleat i qëndrueshëm dhe i besueshëm i ShBA-së.
”Në një periudhë sfidash të mëdha gjeopolitike, partneritetet e forta dhe dialogu i hapur me aleatët tanë strategjikë kanë edhe më shumë peshë. Maqedonia ka interesa të qarta shtetërore dhe vazhdon t’i përfaqësojë ato me dinjitet dhe parime, së bashku me partnerët tanë strategjikë.”, citohet të ketë theksuar kryeministri Mickoski.
Ai njëherësh ka shtuar se Qeveria vazhdon të punojë për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për hapjen e mundësive të reja për bashkëpunim.
