Botë

Gjermani, CDU e kancelarit Merz shënon rënie të theksuar

21.09.2026 10:27

Zgjedhjet e së dieles në Gjermani tregojnë rritjen e mbështetjes për AFD-në dhe dobësimin e partive tradicionale...

Zgjedhjet e së dieles në Gjermani tregojnë rritjen e mbështetjes për Alternativën për Gjermaninë (AFD) dhe dobësimin e partive tradicionale, veçanërisht të CDU-së së kancelarit Friedrich Merz.

Në zgjedhjet e 20 shtatorit në Mecklenburg-Pomerania Perëndimore, AFD doli e para me rreth 37% të votave, përballë rreth 35.5% të Socialdemokratëve. CDU-ja e Merz-it mori rreth 5.5%. Në Berlin, E Majta doli forcë e parë me rreth 24.5%, ndërsa CDU mori rreth 20%.
 
AFD u ngjit në gati 16%, nga 9.1% që kishte marrë në zgjedhjet e mëparshme. Këto rezultate erdhën vetëm dy javë pas zgjedhjeve në Saksoni-Anhalt, ku AFD siguroi 43.8% të votave, ndërsa CDU-ja mori 17.2%. AFD fitoi 39 nga 83 mandatet dhe iu afrua shumicës absolute.
 
Kancelari Merz e përshkroi rezultatin e zgjedhjeve si një “katastrofë”, por deklaroi se nuk do të tërhiqej nga detyra apo nga agjenda e reformave. Tetë kryeministra landesh të CDU-së kanë shprehur publikisht mbështetjen për të. Rritja e AFD-së nuk lidhet vetëm me çështjen e emigracionit. Kostoja e jetesës, çmimet e energjisë dhe karburanteve, pasiguria në tregun e punës dhe vështirësitë e industrisë gjermane janë ndër shqetësimet që kanë dominuar debatin politik.