Maqedoni

Debat publik për ndryshimet e Ligjit për donacione dhe sponsorizime

21.09.2026 10:52

Për këtë çështje, sot në Shkup do të mbahet debat publik në kuadër të projektit “Ndryshime për qëndrueshmëri”....

140 organizata qytetare kërkojnë nga Ministria e Drejtësisë që të vazhdojë dhe ta përfundojë procesin e ndryshimeve të Ligjit për donacione dhe sponsorizime në veprimtaritë publike. Për këtë çështje, sot në Shkup do të mbahet debat publik në kuadër të projektit “Ndryshime për qëndrueshmëri”.

Në fokus të debatit do të jenë arsyet e ngecjes së procesit të ndryshimeve ligjore, zgjidhjet e nevojshme, si dhe ndikimi i sistemit të ri të faturës elektronike në donacione.
 
Në këtë ngjarje janë ftuar ministrat kompetentë, përfaqësues të institucioneve relevante, organizatave qytetare dhe sektorit të biznesit.
 
Organizatorët theksojnë se nga përfundimi i procesit të ndryshimeve të Ligjit varen drejtpërdrejt e ardhmja e donacioneve dhe filantropisë, si dhe qëndrueshmëria financiare e sektorit qytetar.
 
Debati publik organizohet në kuadër të projektit “Ndryshime për qëndrueshmëri”, të cilin e zbaton shoqata “Konekt” në partneritet me Asociacionin Rinor YMCA Manastir, me mbështetjen e Qeverisë së Zvicrës përmes “Civica Mobilitas”.