Botë
Kurti në ShBA, vendimi i Speciales përmban pasaktësi faktike
21.09.2026 11:45
Kurti është takuar në Nju Jork me kongresistin amerikan Mike Lawle...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Nju Jork me kongresistin amerikan Mike Lawle, me të cilin mes tjerash ka diskutuar edhe për aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
Kurti me këtë rast ka theksuar se vendimi përmban pasaktësi faktike, keqkuptime historike dhe gabime ligjore. Ai theksoi se pretendimet për trafikim organesh, të përfshira në raportin e Dick Marty-t, nuk u përfshinë në aktakuzë nga Prokuroria.
“Vendimi injoroi pretendimet fyese dhe të pabesueshme për trafikimin e organeve të raportit të Dick Marty-t, të cilat ishin aq të pabesueshme sa që nuk u ngarkuan as nga Prokuroria.”, tha Kurti, duke thtuar se gjykata gjithashtu hodhi poshtë kategorikisht pretendimet e Prokurorisë për krime kundër njerëzimit.
Megjithatë, Kurti vlerësoi se gjetjet e tjera të aktgjykimit duhet të kundërshtohen në procedurën e Apelit. Në takimin me Lawler, Kurti ka diskutuar edhe për marrëdhëniet Kosovë-ShBA, investimet dhe situatën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Në takim ka marrë pjesë edhe deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.
