Rajon
Hamza: PDK-js inicion ndryshime në ligjin për Gjykatën Speciale
21.09.2026 12:12
Grupi parlamentar i PDK-së ka proceduar në Kuvendin e Kosovës projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë....

Grupi parlamentar i PDK-së ka proceduar në Kuvendin e Kosovës projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë. Kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza, ka deklaruar se nisma vjen pas protestave të ditëve të fundit kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Hamza tha se reagimi i qytetarëve nuk mund të injorohet dhe se Kuvendi nuk mund të sillet “sikur kjo çështje nuk e prek Republikën e Kosovës”.
“Projektligji nuk e mbyll Specialen, por e rikthen në mandatin për të cilin është krijuar: çështjet jashtë këtij mandati transferohen te institucionet e drejtësisë së Kosovës, çdo akuzë duhet të arsyetohet veçmas dhe parashihet mbikëqyrje ndërkombëtare për më shumë transparencë, llogaridhënie dhe respektim të standardeve të gjykimit të drejtë”, u shpreh kryetari i PDK-së, Bedri Hamza.
