Botë
Alarm në Europë: Rusia mund të testojë NATO-n brenda muajve të ardhshëm
21.09.2026 13:03
Rusia mund të testojë NATO-n brenda muajve të ardhshëm....

Rusia mund të testojë NATO-n brenda muajve të ardhshëm.
Paralajmërimi vjen nga drejtues të shërbimeve europiane të inteligjencës, të cilët flasin për mundësi sulmesh me dronë e raketa, inkursione të kufizuara dhe sabotazhe në territorin e Aleancës.
Shefi i shërbimit çek të sigurisë tregoi në një intervistë për The Guardian mënyrat e mundshme të ndërhyrjes ruse.
“Është e mundur. Mund të përfshijë një ndërhyrje të kufizuar, provokime me flamur të rremë, një fushatë masive ndikimi”, tha shefi i shërbimit çek të Sigurisë, Michal Koudleka.
Ai shtoi se shumë njerëz po punojnë që diçka e tillë të mos ndodhë. Megjithatë jo të gjitha shërbimet europiane e vlerësojnë situatën si kërcënim të menjëhershëm.
Shefi i inteligjencës së Letonisë ka thënë se nuk ka indikacione për një sulm të afërt ndërsa Estonia ka bërë thirrje për qetësi dhe ka paralajmëruar kundër panikut në rrjetet sociale.
