PDK i propozon Kuvendit ndryshime në ligjin për Gjykatën Speciale
21.09.2026 15:46
Grupi parlamentar i PDK-së ka insicuar në Kuvend projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë....

Grupi parlamentar i PDK-së ka insicuar në Kuvend projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë. Duke sqaruar nismën ligjore kreu i PDK-së, Bedri Hamza, tha se reagimi i qytetarëve nuk mund të injorohet dhe se Kuvendi nuk mund të sillet sikur kjo çështje nuk e prek Republikën e Kosovës.
“Ditëve të fundit Kosova po kërkon momente të rënda. Në Prishtinë dhe vende të ndryshme të Kosovës, qytetarët po mblidhen, po protestojnë dhe po reagojnë ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara, aktgjykim i cili ende nuk është përfundimtar dhe normalisht se mund të ankimohet. Ky reagim i qytetarëve nuk mund të injorohet. As Kuvendi i Kosovës nuk mund të sillet sikur kjo çështje nuk e prekë republikën e Kosovës.”, - deklaroi kryetari i PDK-së, Bedri Hamza.
Hamza thekson se nisma nuk synon mbylljen e Dhomave të Specializuara apo pengimin e hetimit të rasteve për të cilat ato janë krijuar, përfshirë pretendimet për trafikim organesh, por ndryshimin e ligjit për të përcaktuar më qartë kufijtë e mandatit dhe kompetencave të Gjykatës Speciale.
“Projektligji që po paraqitet jep një përgjigje të qartë. Nuk kërkon mbylljen e Dhomave të Specializuara. Nuk kërkon që akuzat të cilat lidhen drejtpërdrejtë me pretendimet për të cilat u krijuan dhomat e secializuara, që kanë të bëjnë me trafikimin e organeve njerëzore dhe krimet kundër njerzimit most ë hetohen. Përkundrazi ato raste do të vazhdojnë të jenë pjesë e mandatit të tyre. Pra, kjo nuk është një nismë për pandëshkushmëri, është një nismë për të paracaktuar se kush ka të drejtë të gjykojë çfarë. Kjo është një çështje e sovraniteti ligjor të Republikës së Kosovës.”, - theksoi kryetari i PDK-së, Bedri Hamza.
Kurti në ShBA: Vendimi i Speciales përmban pasaktësi faktike
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga Nju Jorku, ka deklaruar se vendimi i Speciales në Hagë përmban pasaktësi faktike, keqkuptime historike dhe gabime ligjore. Në takimin me kongresistin amerikan Mike Lawle, Kurti theksoi se pretendimet për trafikim organesh, të përfshira në raportin e Dick Marty-t, nuk u përfshinë në aktakuzë nga Prokuroria, ndërsa gjykata hodhi poshtë kategorikisht edhe pretendimet e Prokurorisë për krime kundër njerëzimit.
“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte dhe mbetet e drejtë, e nuk mund të njolloset në asnjë mënyrë. Ndërsa shqetësuese mbetet jotransparenca e Gjykatës Speciale që nga nisja e punës së saj e deri sot, si dhe dënimet e rënda pas vendimit që lëngon nga pasaktësia historike dhe faktike.", thekson Kurti.
Hoti me propozim: Të miratohet rezolutë për angazhimin në Apel
Nga ana tjetër deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, kërkoi që Kuvendi të mblidhet urgjentisht dhe të miratojë një rezolutë të re për angazhimin shtetëror të Kosovës gjatë procesit të apelit.
“Kuvendi duhet të kërkojë nga Qeveria mobilizim të plotë diplomatik me aleatët ndërkombëtarë që kanë kërkuar dhe mbështetur themelimin e Dhomave të Specializuara, në mënyrë shqyrtimi në shkallën e dytë të jetë gjithëpërfshirës dhe të respektojë plotësisht standardet e drejtësisë.”, thekson Hoti.
Ndërkohë në Prishtinë kanë vazhduar protestat. Studentët e Universitetit të Prishtinës kanë protestuar kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
GYLTENE SINANI
