Rama: Shqipëria në mbështetje të katërshes së UÇK-së

21.09.2026 17:05

Kreu i Qeverisë shqiptare ofroi mbështetjen për Kosovën...

Nga Shtetet e Bashkuara ku ndodhet për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që mbahet më 22 deri më 28 shtator, kryeministri Edi Rama u takua me shqiptarë që jetojnë atje, të cilëve u shprehur qëndrimin e tij lidhur me vendimin e Gjykatës së Hagës për të dënuar ish-liderët e UÇK-së.

Kreu i Qeverisë ofroi mbështetjen për Kosovën, por tha se duhet të jetë ajo që të përcaktojë hapat që duhet të ndërmarrë.

“Shqipëria s’mund të bëjë asgjë më shumë sesa t’i rrijë në krah Kosovës, por ata duhet të vendosin të bëjmë gjithçka për ta zhbërë atë vendim kundër atyre katër burrave.”, - deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ky është reagimi i parë konkret, pasi atij të 16 shtatorit, kur pas vendimit, ai shkroi në rrjetet sociale vetëm një fjalë: Marre! Ndërkohë, prej disa ditësh opozita shqiptare e ka vendosur përballë presionit Tirana zyrtare të dalë me qëndrime konkrete për të vendosur drejtësinë e munguar.

Ende nuk dihet nëse pjesë e fjalës së tij do të jetë edhe dënimi i liderëve të UÇK-së, që tronditi gjithë shqiptarët. (Luljeta Ndoka, TVM2)