Maqedoni
Gjykimi për “Puls” në Koçan, rifillon gjykimi për 13 pjesëtarët e policisë
21.09.2026 18:16
Ka rifilluar gjykimi ndaj 13 pjesëtarëve të policisë...

Ka rifilluar gjykimi ndaj 13 pjesëtarëve të policisë, të akuzuar për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme në lidhje me zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan. Procedura gjyqësore ka nisur nga e para për shkak të ndryshimit të përbërjes së këshillit gjykues.
Në seancën e përsëritur, të akuzuarit nuk e pranuan fajësinë. Ne seancë u dëgjuan tre dëshmitarë duke treguar përjetimet dhe mënyrën e shpëtimit në natën tragjike, teksa njëri prej tyre tha se një pjestarë I policisë ka refuzuar ta ndihmojë një të lënduar.
Familjarët e viktimave duke u bazuar në deklaratat e dëshmitarëve fajsojnë indiferencën e policisë në momentin e tragjedisë, duke kërkuar përgjegjësi.
“Dëshmitari pa as një dyshim tha që pjestarë I shërbimeve policore në momentin kur njerëzit kanë luftuar për jetën ka refuzuar të ndihmojë gjatë bartjes së një personi të lëduar në automobile që të dërgohet në spital”, deklaroi familjari Aleksandar Naunov.
Sipas palës mbrojtëse të të akuzuarve, kjo aktuakuzë nuk ka dëshmi për rethanat kryesore. Dëshmitarët e propozuar nga prokuroria nuk janë të qartë dhe nuk mbështesin atë që thuhet në akuzë.
“Aktakuza është konfuze nga njëra anë. Prokuroria në fjalët hyrëse thotë që nuk u ngarkohet për atë se nëse pjestarët e policisë kanë ndihmuar apo jo, pastaj me ngulim parashtrohen pyetje dëshmitarit të thotë se policia nuk ka ndihmuar.Kjo me qëllim që të krijohet një pasqyrë që të akuzuarit janë fajtorë për veprimet e tyre, ndërsa akoma nuk kuptuam për cilat veprime O ngarkojnë”, u shpreh avokati Aleksandar Petrovski.
Sipas aktakuzës, pjesëtarët e policisë që ishin në detyrë atë natë ishin njëkohësisht të angazhuar edhe në diskotekë, por nuk e ndërprenë argëtimin dhe nuk e penguan përdorimin e mjeteve piroteknike gjatë koncertit të grupit “DNK”.
Në zjarrin që shpërtheu në diskotekën “Puls” në Koçan më 16 mars 2025, humbën jetën 63 persona, ndërsa më shumë se 200 të tjerë u lënduan.
FLORIJE KAMBERI
