Futsal, përcaktohen çiftet për sezonin e ri në Ligën e Parë dhe të Dytë

21.09.2026 22:37

Tashmë janë mësuar çiftet për sezonin e ri në Ligën e Parë dhe të Dytë të futsallit...

Tashmë janë mësuar çiftet për sezonin e ri në Ligën e Parë dhe të Dytë të futsallit, që starton diku ka mesi i muajit të ardhshëm.

Që në start do të kemi disa ndeshje interesante, përfshirë këtu edhe përballjen mes ish kampionëve të KFF Forca 2015 dhe Futsal Shkupit.

KMF Juventus Serava do të jetë mysafir i kampionëve të KFF Projekt, ndërkohë skuadra e rikthyer në elitën e futsalit vendor, KFF SEE Universiteti, në xhiron e parë do të jetë mysafir i KFF Klimi.

Klubi i futsalit Butel në përballjen mes skuadrave shkupjane do të mirëpret KFF Zhelezarecin, ndërkohë KFF Kegi Mobi do të luaj kundër KFF Osogovo.

Ndeshjet e xhiros së parë të sezonit të ri në elitën e futsalit vendor do të zhvillohen me datat 10 dhe 11 tetor, ndërsa një javë më vonë do të startojë edhe sezoni i ri në Ligën e Dytë, aty ku për herë të parë do të garojnë edhe KFF Football Stars Autovelt dhe KFF Shutka 1.

Këta të fundit debutimin e tyre do ta kenë në fshatin Studeniçan përballë KFF Karshiaka, ndërsa  KFF Football Stars Autovelt do të luajnë kundër KFF Kratovo.

KFF Mal Ajaks do të mirëpret KFF Ovçe Pole, ndërsa skuadra tjetër nga lagjja e Butelit, KFF Ballkan do të luajë kundër KFF Pobeda.

E lirë në xhiron e parë do të jetë skuadra e KFF Crna Reka.