Maqedoni

Parashikimi i motit

22.09.2026 08:40

Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell...

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell, i freskët dhe me erë. Në zonat malore perëndimore do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar, ndërsa në disa vende përgjatë Vardarit, herë pas here erë e fortë nga drejtimi verior, me shpejtësi deri në 60 km/h.
 
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 8 deri në 17 gradë, ndërsa gjatë ditës do të jenë nga 16 deri në 25 gradë Celsius.
 
Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell, i freskët dhe me erë. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior.