Maqedoni

Aviacioni civil dhe revizioni shtetëror para komisioneve parlamentare

22.09.2026 09:00

Raporti për realizimin e Programit Vjetor të Punës dhe Zhvillimit të Agjencisë së Aviacionit Civil për vitin 2025 është në rendin e ditës...

Raporti për realizimin e Programit Vjetor të Punës dhe Zhvillimit të Agjencisë së Aviacionit Civil për vitin 2025 është në rendin e ditës të seancës së 68-të të Komisionit parlamentar për Transport, Transformim Digjital, Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, që do të mbahet sot.
 
Sot do të mbajë seancë edhe Komisioni Ligjvënës-Juridik, në rendin e ditës të të cilit janë disa amendamente për Propozim-ligjin për revizionin shtetëror, në lexim të dytë.
 
Në rendin e ditës të Komisionit Ligjvënës-Juridik është edhe kërkesa për interpretim autentik të nenit 141, paragrafi (4), të Ligjit për Marrëdhëniet e Punës, e parashtruar nga deputetja Daniela Nikollova.