Maqedoni
QMK: 30 zjarre të shuar, një nën kontroll
22.09.2026 09:41
Nuk ka zjarre aktive, një zjarr është nën kontroll, ndërsa 30 janë shuar....

Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) informon se deri në orën 07:00 janë regjistruar gjithsej 31 zjarre në hapësirë të hapur. Nuk ka zjarre aktive, një zjarr është nën kontroll, ndërsa 30 janë shuar.
Nën kontroll është zjarri në komunat Makedonski Brod dhe Sopishtë, përkatësisht në fshatin Belicë, në vendin e quajtur Kajorec (Komuna e Makedonski Brodit), i cili është përhapur drejt Jasenit (Komuna e Sopishtës), ku digjen pyje me trungje të ulëta dhe pyje të përziera.
