Maqedoni

Mickoski në Nju Jork takon zëvendëssekretarin amerikan, Landau

22.09.2026 11:11

Mickoski ka takuar zëvendëssekretarit amerikan të Shtetit, Christopher Landau...

Kryeministrit Hristijan Mickoski ka takuar zëvendëssekretarit amerikan të Shtetit, Christopher Landau, në Nju Jork me të cilin kanë biseduar për forcimin e partneritetit strategjik mes Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bashkëpunimin ekonomik dhe investimet, si dhe sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.
 
Në takim kanë marrë pjesë edhe Brendan Hanrahan, ndihmëssekretar i Shtetit për Evropën, dhe Daniel Lawton, zëvendësndihmëssekretar i Shtetit për Evropën, në fushën e përgjegjësisë së të cilit përfshihen edhe vendet e Ballkanit.  Sipas njoftimit të kryeministrit, gjatë bisedimeve është diskutuar për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit në disa fusha, zhvillimin ekonomik dhe investimet, sigurinë dhe stabilitetin rajonal, si dhe rolin e Maqedonisë si anëtare e NATO-s. Mickoski ka vlerësuar se komunikimi i drejtpërdrejtë në nivel të lartë politik është i rëndësishëm për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me ShBA-në, të cilën e ka përshkruar si partnere dhe aleate strategjike shumëvjeçare. Ai ka shtuar se synimi është që marrëdhëniet të ndërtohen mbi bazën e respektit të ndërsjellë, besimit dhe bashkëpunimit konkret, i cili, siç thekson, duhet të sjellë rezultate për qytetarët dhe shtetin. Kryeministri ka theksuar gjithashtu se takimet me administratën amerikane mundësojnë që qëndrimet e Maqedonisë të prezantohen drejtpërdrejt në diskutimet për çështjet rajonale dhe globale. Takimi me Landau vjen pas bisedës që Mickoski zhvilloi me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, në Nju Jork.