Botë
BE-ja dhe Filipinet arrijnë marrëveshje të gjerë për tregtinë e lirë
22.09.2026 14:14
Bashkimi Evropian dhe Filipinet kanë arritur një marrëveshje të gjerë për një marrëveshje tregtie të lirë....

Bashkimi Evropian dhe Filipinet kanë arritur një marrëveshje të gjerë për një marrëveshje tregtie të lirë, njoftoi sot Komisioni Evropian.
Negociatat pritet të përfundojnë gjatë muajve të ardhshëm.
Komisioneri i BE-së për Tregtinë, Maros Sefcovic deklaroi sot se të dyja palët kanë arritur një marrëveshje të rëndësishme, e cila synon të krijojë më shumë mundësi për kompanitë dhe investitorët.
Sipas tij, marrëveshja do të heqë ose reduktojë pengesat për tregtinë dhe investimet, do t’u krijojë kompanive evropiane mundësi të reja, për të shitur produktet e tyre në Filipine dhe do të forcojë lidhjet ekonomike mes dy palëve.
Në vitin 2025, BE-ja dhe Filipinet tregtuan mallra me vlerë 17,6 miliardë euro.
Ndërsa në vitin 2024, tregtia e shërbimeve arriti në 10,3 miliardë euro.
