25-vjetori i bursës së RMV-së, Ekspertët: Nuk kërcënohemi nga recesioni
Bursa e vendit këtë vit shënon rënie prej 8%....

Bursa e vendit këtë vit shënon rënie prej 8%. Nga 90% e ndërmarrjeve, tregtimi më i madh është i koncentruar në vetëm 10%. Qarkullimi i përgjithshëm deri në 15 shtator të këtij vitit është nën 90 milionë euro. Sipas ekspertëve, ulja ka të bëjë me pasigurinë e shtuar dhe rreziqet gjeopolitike.
“Tek ne shitja është ulur në 8%, niveli i çmimeve deri më 15 shtator është ulur për 8.8%. Kjo është pasojë e rritjes paraprake, dhe sipas të gjitha gjasave një pjesë e investitorëve shesin që të krijojnë të ardhura.”, - deklaroi drejtori i Bursës së RMV-së, Ivan Shteriev.
Turbulencat energjetike dhe zhvillimet gjeopolitike sjellin rrezik duk ia shtuar edhe presionin nga inflacioni. Por, ekspertët vlerësojnë se deri më tani nuk ka shenja që ekonomia globale të hyjë në recesion.
“Bota po operon në një paparashikueshmëri të madhe. Nëse e krahasojmë me periudhën para disa muajve, do të thoja se kjo gjendje është përforcuar, posaçërisht kjo del nga turbulencat e tregjeve energjetike e shkaktuar nga konflikti në Lindjen e Afërt. Por, nuk do të thoja se ekonomia globale është në recesion.”, - theksoi profesori universitar, Marjan Petrevski.
Komentet u bënë në shënimin e 25-vjetorit të bursës së vendit, ku theksi u vendos edhe në zhvillimin ekonomik dhe trendet aktuale teknologjike. (Ersan Pajaziti, TVM2)
