Uashington - Teheran rrisin tensionet, Irani thotë se është gati për "agresion armiqësor" dhe do të mbrojë integritetin territorial të vendit

22.09.2026 17:22

Tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit...

Tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit vazhdojnë e rriten gjithnjë e më  shumë. Irani pretendon se është gati për "agresion armiqësor" dhe se do të mbrojë integritetin territorial të vendit.

"Ne do ta rajonalizojmë luftën. Do ta ndryshojmë gjeografinë e luftës, armëve dhe pajisjeve ushtarake. Lufta nuk ka mbaruar. Ne ishim të përgatitur dhe tani jemi edhe më të përgatitur për një luftë të zgjatur.", - deklaroi zëdhënësi i IRGC-së, Hossein Mohebbi.

ShBA-ja po rrit presionin ekonomik. Që nga nesër, pritet që linjat ajrore iraniane të përballen me një ndalim për të operuar në të gjithë botën, po ashtu kërcënime ka edhe për vendet që u ofrojnë karburant dhe aviobileta.

"Nëse një aeroplan iranian ulet, nuk ju lejohet t'i ofroni atij karburant, shërbime uljeje dhe trajtimi, ose t'i shisni bileta. Përndryshe, do të shkëputeni plotësisht nga sistemi financiar i dollarit.", - theksoi sekretari i Thesarit të ShBA-së, Scott Besant.

Iran Air njoftoi se do të vazhdojë me fluturimet, ndërsa Bagdadi konfirmoi se do të zbatonte ndalimin e ShBA-së. Ndërkohë, Huthit po kërkojnë që t’i jepet fund agresionit dhe bllokadës saudite.

“Ndalojeni agresionin kundër popullit tonë dhe jepini fund bllokadës.”, -  shpreh udhëheqësi i Huthit, Abdul Malik al-Houthi.

Vendet e G7-ës i kanë bërë thirrje Iranit që t’i japë fund mbështetjes për Huthit, duke paralajmëruar se përshkallëzimi kërcënon stabilitetin rajonal dhe sigurinë globale të energjisë. Teherani mohon se i furnizon grupit me armë dhe thotë se mbështetja e tyre është politike. (Gyltene Sinani, TVM2)