Maqedoni

Digjet një shtëpi në Vallanodovë, humb jetën një person

22.09.2026 19:09

Një zjarr shpërtheu dje rreth orës 17:55 në një shtëpi në fshatin Piravë...

Një zjarr shpërtheu dje rreth orës 17:55 në një shtëpi në fshatin Piravë, rajoni i Vallandovës, ndërsa është gjetur trupi i pajetë i 69-vjeçarit E.O. në njërën nga dhomat.

Sipas MPB-së, zjarri është raportuar në Stacionin Policor të Vallandovës. Një ekip inspektimi nga Stacioni Policor i Vallandovës ka kryer inspektimin e vendit të ngjarjes.

Ekipi i Shërbimit Mjekësor Urgjent të Vallandovës ka konfirmuar vdekjen e 69-vjeçarit.

Prokurori publik nga Prokuroria Publike e Gjevgjelisë është njoftuar për rastin.