Maqedoni

Kuvendi i RMV-së, Dita Ndërkombëtare e Gjuhës së Shenjave

22.09.2026 17:55

Grupi interpartiak parlamentar për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara...

Grupi interpartiak parlamentar për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në Kuvend, në bashkëpunim me Lidhjen Nacionaleve të personave të shurdhër dhe personave me dëgjim të dëmtuar, organizon eveniment me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës së Shenjave.
 
Ky aktivitet u organizua me titullin “Standardizimi i gjuhës së shenjave, platforma digjitale për të shurdhët dhe personat me dëgjim të dëmtuar dhe vendosja e mësimit të gjuhës së shenjave”. 
 
“Nuk është e mjaftueshme vetëm të themi se institucionet janë të hapura, por duhet të sigurohemi që qytetarët kanë mundësi që të njëjtat t’i shfrytëzojnë pa asnjë barrierë. Prandaj, në këtë drejtim nevojitet dialog i vazhdueshëm, në të cilat institucionet, ekspertët, por edhe vet shoqëria do të punojnë së bashku.”, - deklaroi kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.
 
Personat me dëgjim të dëmtuar tregojnë se gjatë vizës tek mjeku, në bankë apo institucionet tjera, shpeshherë përballen me probleme se si të vendosin komunikim, por edhe informacionet të cilat i pranojnë janë me shumë paqartësi. 
 
“Duhet të kemi një call-qendër, ku do të ketë përkthyes, dhe i cili do të punonte 24/7, sepse nevojat e personave me dëgjim të dëmtuar janë shumë të mëdha, kemi familje të tëra që janë totalisht të shurdhur, apo edhe fëmijë në shkolla me dëgjim të dëmtuar, e të cilat kanë nevojë për asistencë.”, - tha një person me pengesa në dëgjim. 
 
Në RMV janë të regjistruar 35 përkthyes ose interpretues të certifikuar, por disa prej tyre nuk janë aktivë, dhe ky numër është shumë i ulët në krahasim me nevojat e këtyre personave, pasi sipas të dhënave të sektorit joqeveritarë, në RMV jetojnë rreth 7.000 persona me dëgjim të dëmtuar.
 
FITIM KRYEZIU